Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë publikuar një fotografi ku shihen të tre së bashku, derisa një e ngjajshme është realizuar vite më parë edhe nga baballarët e tyre, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Krasniqi, i cili është edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka publikuar fotografinë ku të tretë shihen së bashku.
“E kaluara e lavdishme e prindërve tanë, lavdia dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sfidat aktuale të përbashkëta, synimet për një të ardhme më të mirë, por edhe obligimi i brezave për të vazhduar ruajtjen dhe avancimin e atyre vlerave, janë burim frymëzimi e angazhimi bashkërisht për një Kosovë ma mire” – ka shkruar Krasniqi.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër