Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.
Sipas policisë, një kombi bartës dhe një veturë udhëtarësh me targa vendore, janë aksidentuar të shtunën rreth orës 19:05 ku si pasoj të dy automjetet janë përfshirë nga flakët.
Drejtuesi i veturës, në pamundësi për të dal nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML ndërsa drejtuesi tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Gllarevë, Klinë / 03.08.2024-19:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit dy automjetet janë përfshihen në flakë ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Përfshihen nga zjarri vetura dhe kombibusi pas aksidentit në Klinë, vdes një person
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...