Një person nga komuniteti serb ka raportuar në Polici se babai i tij posedon armë pa leje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20 në Leposaviq.
Tutje, bëhet e ditur ankuesi dhe i dyshuari janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Leposaviq 19.10.2023 – 21:20. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka njoftuar se prindi i tij i dyshuari mashkull serb kosovar posedon armë pa leje. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka sekuestruar dy armë gjuetie dhe 20 fishekë. Ankuesi dhe i dyshuari janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...