Djali i ish deputetit të LDK-së Smajl Hajdarit, Shpëtim Hajdari ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e babait të tij dhe kundërshtarëve të tjerë politik. Hajdari poashtu ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 29 shtatorit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kanë kaluar më shumë se 15 vite që prej se ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdari u vra në hyrje të banesës së tij në Pejë, në kohën sa ishte deputet i LDK-së në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës. Por, edhe pse kanë kaluar kaq vite, ende nuk është zbardhur ky rast.
E sot djali i tij, Shpëtim Hajdari ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçin për vrajsen e babait të tij, dhe jo vetëm.
Hajdari ka deklaruar se Thaçi është i dyshuari kryesor për vrasjen e shumë kundërshtarëve politik, ku edhe e ka përmendur edhe rastin e babait të tij.
Përveç kësaj, Hajdari i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi, duke thënë se një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu.
“Një popull , nuk mund ti nënshtrohet një njeriu (si i dyshuari kryesor për vrasjen e kundërshtarëve politik , njëri ndër ta edhe ajo e Smajl Hajdarajt)”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Abdixhiku sot prezanton kandidatët për deputetë dhe programi...
Muriqi në formacionin e javës në La Liga, krah me Raphinhan ...
DW: Ballkani Perëndimor ende në pikë kritike, Serbia, penges...
Rrëzohet avioni privat në Meksikë, 10 viktima, mes tyre 3 fë...
Amorim i zhgënjyer pas barazimit me Bournemouth
KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në fokus zgjedhjet e parako...