Deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, që është djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se harresat e shtetit ndaj çlirimtare që sot po mbahen në Hagë nuk është thjesht gabim historik, por është goditja më e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës.
Krasniqi tha se sot nuk po gjykohen individë, por po gjykohen ata që e themeluan shtetin e Kosovës dhe i dhanë kuptim fjalës liri.
“Me këtë heshtje të pajustifikueshme, po i mësojmë brezave të rinj se heronjtë janë të përkohshëm, se sakrifica harrohet, dhe se dinjiteti është barrë. Po i mësojmë se liria nuk është vlerë për t’u mbrojtur, por çmim që harrohet sapo të fitohet. Po i mësojmë se fitimtarët nuk janë ata që luftuan, por ata që heshtën”, shkroi Krasniqi.
Tutje, ai tha se Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mohuar themelet mbi të cilat është ngritur.
“Nëse nuk kemi guxim të kërkojmë drejtësi për ata që na sollën lirinë, atëherë do ta humbasim edhe të drejtën për të kërkuar drejtësi për vetveten”, shkroi Krasniqi.
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...