Blend Kilaj, djali i ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është parë duke dal nga zyrat e EULEX-it që gjenden në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovës.
Ai nuk pranoi të deklarohet për media rreth arrestimit të babait të tij, Isni Kilja, i cili po mbahet në zyrat e EULEX-it, nga ku pritet të niset për në Hagë, së bashku me dy të arrestuarit tjerë, ish-kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, si dhe vëllain e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.

Arrestimi i Kilajt, Smakajt dhe Fazliut është bërë sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me autorizim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të cilat mbështeten nga EULEX-i.
Ky aksion sipas ZPS-së, ka të bëjë me një hetimi të vazhdueshëm që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet njoftimin e ZPS-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar