Djali i nënkryetarit të LDK-së Agim Veliut, Shkumbin Veliu përmes llogarisë së tij në Facebook është përfshirë në përplasjet në distancë me Vjosa Osmanin në lidhje me koalicionin me Vetëvendosjen.
Shkumbin Veliu përmes një shkrimi për babain e tij ka thënë se ai ka qenë gardian i Ibrahim Rugovës.
Ai ka shkruar se Agim Veliu nuk është argat i PDK-së, sepse nga SHIK-u ende mbanë një plagë në trup.
Shkrimi i plotë i Shkumbin Veliut:
Për ata që fytyrat i ndërrojnë më shpesh se çorapet!
Z. Veliu ishte themelues i LDK-së në Llap, nga ajo kohë qëndroi vetëm në LDK.
Z. Veliu ishte gardian i Ibrahim Rugovës në atë kohë kur as plumbat nuk ia kursenin.
Z. Veliu duke mbrojtur LDK-në e Rugovën, e duke mos ikur e mori një plumb, njëjtë sikur kolegët e tyre, Fetah Rudi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa etj.
Z. Veliu, i qëndroi afër z. Isa Mustafa, kur e shanin, e fyenin besa edhe e gjuanin me gaz e Molotov, Agimi ishte krah me kryetarin e tij.
Z. Veliu nuk doli kundër Isa Mustafës, për kryetar e kryeministër, nuk e quajti as diktator sepse kultura e tij njeh vetëm respekt.
Z. Veliu nuk e bëri, që vendimet që duhej votohen në kohen e kryeministrit Mustafa të sabotohen ndërsa tek kryeministri Haradinaj me sy mbyllur të votohen.
Z. Veliu, nuk fyen, nuk shanë e nuk shkruan me asnjë gazetar mesazhe fyese për njerëzit e LDK-së.
Z. Veliu nuk përdor FB fallso për ti përdorur për shantazhe të nevojave të veta politike.
Z. Veliu, nuk bëhet argat i PDK-së, VV-së e askujt tjetër, sepse po nga SHIKu ende mbanë një plagë në trup, që nuk i mbyllet kurr. Plagë për shtetin e Kosovës, për Rugovën dhe LDK-në
Mesazhet organizative, nuk mundet të ju poshtrojnë para politikanëve dinak, kriminel e shkatrrues.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...