Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve, babë e bir, për rastin e vrasjes së rëndë të hoxhës G.T. në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari B.H. ngarkohet me veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi dyshohet se më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme për një pronë, e ka goditur viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime fatale, si pasojë e të cilave ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, babai i tij, I.H., dyshohet për veprën penale “mosdhënia e ndihmës”, pasi sipas hetimeve, ndonëse ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe kishte mundësi të ndihmonte viktimën pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe se paraburgimi është i domosdoshëm për të siguruar mbarëvajtjen e hetimeve, praninë e të dyshuarve në procedurë dhe për të shmangur rrezikun e arratisjes.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit është caktuar edhe për shkak të peshës së veprës penale, rrethanave të ngjarjes dhe faktit se i dyshuari kryesor ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...