Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar sot 23 vjetorin e eksodit shqiptarë.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.
“Sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar – në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur. Është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur”, shkruan Krasniqi.
Në këtë ditë të kujtesës tonë kolektive, të historisë jo të largët, u shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, për të strehuar refugjatët nga Kosova.
Ndryshe, sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës./arbresh.info/
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...