Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në Ditën e Veteranëve të UÇK-së përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën në mbrojtje të lirisë, në një kohë kur ajo ishte vetëm një ëndërr.
Ajo thekson se veteranët u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në ditët më të errëta.
“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët. Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...