Google ADS

Dita e tretë e protestave në veri, kjo është gendja aktuale në Zveçan

14:22 | 30 Maj 2023
K.B

Është duke vazhduar edhe sot dita e tretë e protestave në veri të vendit.

Për dallim nga dje, situata sot atje është me e qetë, kështu raporton ekipi i Arbresh.info që gjendet në Zveçan.

Qytetarëve po iu prijnë Goran Rakiç dhe Igor Simiq, të cilët po presin të marrin përgjigje nga KFOR-i se a do të plotësohen kërkesat e tyre, si ajo për largimin e
Njësisë Speciale të Kosovës nga brenda objektit të Komunës, si dhe lirimi i protestueseve të arrestuar ne protestën e ditës së djeshme.

Siç raporton Arbresh.info aty nuk ka vetëm protestues serbë, ka edhe nga Maqedonia e veriut.

Protestuesit nuk po bëjnë asnjë veprim dhe janë duke u koordinuar në vazhdimësi me Rakiçin dhe Simiqin, se si të veprohet.

KFOR-i është duke vendosur tela me gjemba për të pamundësuar avancimin e protestuesve nëse eskalon situata dhe për të siguruar më shumë objektin dhe distancën me protestuesit.

Numri i protestuesve është i vogël, janë diku afër 30 persona, nuk kanë maska të vendosura.

Por, shihen edhe persona anash të cilët janë me maska dhe janë të fshehur në një pjesë ku nuk vërehen dhe po presin që të marrin urdhëra për të vepruar.

Sulme ndaj mediave nuk ka, por ka provokimet ndaj gazetarëve janë të shpeshta nga protestuesit, të cilët me të folurën e tyre shqip dhe me theks të vërejtur, iu drejtohen gazetarëve, se çka kërkoni këtu, ikni, jeni krejt njëjtë si ata, nuk jeni në Prishtinë, keni ardh në vendin tonë, mos më prek se më mbush me zhugë, ju jeni zhugana dhe të tjera fjalë.

Ka edhe persona të dehur të cilët janë pjesë e protestës.

Nga Lista Serbe është dhënë një afat deri në ditën e djeshme që të largohen nga Objekti i Komunës dhe nëse nuk lirohen të arrestuarit, nuk garantojnë për qetësinë e protestës së nesërme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme