Po vazhdon kërkimi i 29-vjeçarit G.K. nga fshati Biti e Komunës së Shtërpcës, i cili është zhdukur tri ditë më parë, nga Policia, zjarrfikësja, shërbimi i shpëtimit malor nga Shtërpca.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit nga Prishtina, Shërbimi i Kërkimit dhe Shpëtimit i Pyjeve të Kosovës, si dhe qytetarët e komunës së Shtërpcës, janë në kërkim të të riut për të tretën ditë, ndërsa nga dje ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjithashtu iu bashkuan operacionit.
Dyshohet se i riu është zhdukur në zonën kodrinore-malore pranë fshatit të tij kur ka shkuar për të mbledhur barëra medicinale. Sipas familjes, ai shpesh shkonte për të mbledhur barishte dhe atë mëngjes u largua vetëm rreth orës 8, raporton RTK2.
Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Shtërpcës, Sinisha Buduriq, thotë për RTK2 se kërkimet janë duke vazhduar.
G.K. është të premten, rreth orës 08:00 ka shkuar mbi fshat dhe që atëherë ka humbur çdo gjurmë. Ai kishte veshur një xhaketë blu, pantallona blu, çizme të verdha, mbante një xhaketë të bardhë dhe një çadër.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun