15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.
Për këtë ditë ka folur në RTK, Daut Tishaku kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, i cili tha se gjatë kësaj jave të gjithë të verbrit e botës paraqesin sfidat që i kanë, paraqesin nevojat e tyre dhe po ashtu tha se organizojnë edhe aktivitete të ndryshme që ti demonstrojnë edhe vlerat e tyre.
Ai tha se kjo javë shënohet qysh nga viti 1964, kur Kongresi Amerikan i ka rekomanduar presidentit që të shpallë javën e shkopit të bardhë.
E ai shtoi se shkopi i bardhë për personat e verbër shërben për lëvizjen e lirë që të identifikojnë pengesat.
“Në vendin tonë sfida më e madhe është qasja, duke filluar prej qasjes fizike sepse me të vërtetë infrastruktura që e kemi ne në Kosovë akoma është larg standardeve që duhet ti kemi “, tha Tishaku.
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...