Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Universal Shëndetësor, e cila shënohet çdo vit më 12 dhjetor, ka për qëllim të promovojë aksesin universal në shërbimet shëndetësore për të gjithë individët, pa asnjë diskriminim.
Në këtë kuadër, Besim Kodra, përfaqësues i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ishte i ftuar në programin e mëngjesit në RTK, ku diskutoi rëndësinë e kësaj dite dhe sfidat që përballet Kosova në ofrimin e mbulimit universal shëndetësor.
“Ne si organizatë kemi vendosur që këtë ditë ta shënojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për shkak të temës që është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që shëndeti është përgjegjësi e qeverisë. Ne, si organizatë mund të bëjmë punën tonë, keq e mirë, varësisht se si vlerësohet nga të tjerët, por shteti duhet të bëjë punën e vet me qëllim të garantimit të shërbimeve shëndetësore për çdo qytetar, kurdo që ka nevojë”, tha Kodra.
Ai theksoi se Kosova ka shumë vështirësi në shtrirjen e mbulimit universal shëndetësor, duke pasur parasysh disa probleme që lidhen me aksesin në shërbime dhe tarifat financiare.
“Sipas raportit të progresit të viteve të mëparshme, rreth 18% e qytetarëve nuk shkojnë fare te mjeku për shkak të pamundësisë për të mbuluar tarifat financiare. 34% e njerëzve kanë vështirësi në qasjen në shërbime për shkak të tarifave financiare, ndërsa 30 deri në 40% e qytetarëve duhet të paguajnë nga xhepi për shërbimet shëndetësore”, tha ai.
Kodra theksoi se ky vit ka shërbyer si një mundësi për të diskutuar këto probleme me Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që vitet e ardhshme të bëhen hapa të rëndësishëm drejt garantimit të shërbimeve shëndetësore për çdo qytetar.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...