Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës nesër do të hapin dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ushtrinë.
“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.
Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste” thuhet në njoftim.
Kazermat do të jenë të hapura nga ora 9, deri në orën 14.
Nga ana tjetër, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve unike./Arbresh.info

Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...