Duket se Kosova dhe Evropa kanë pak gjëra të përbashkëta. Ndër to edhe 9 Majin, pasi për dallim nga 28 vendet anëtare të BE-së, Kosova është i vetmi vend në Evropë që e feston këtë ditë.
Kjo është e vetmja mundësi që institucionet e vendit ua kanë dhënë qytetarëve për ta ndier vetën evropianë, raporton KTV.
E, në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se për ta festuar ose jo këtë festë do të vendosin deputetët.
Në draftin për plotësim ndryshimin e ligjit për festat zyrtare është paraparë që të shtohen edhe tri festa zyrtare: 21 Maji- Dita e Malazezëve, 25 Qershori- Dita e Egjiptianëve dhe 25- Qershori, Dita e Kroatëve, transmeton Koha.net.
Një ndryshim i vogël do të bëhet edhe në nenin 4, ku për festat që bien të dielën do të pushohet në ditët pasardhëse të punës, por jo edhe për të shtunën, siç ka qenë deri tash.
AUV heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjal...
Ndalohet kontrabanda e etiketave të markave të njohura në Ha...
Kurti dhe Vitia përurojnë Akseleratorin e ri linear dhe Bunk...
Carragher lëshon deklaratë të fortë: Maresca nuk do të jetë ...
Policia në Gjilan mban ligjëratë me nxënësit për rreziqet ng...
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...