Çdo vitë me 4 shkurtë shënohet Dita Botërore kundër kancerit.
Lidhur me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me disa rekomandime rreth kujdesit paliativ, përcjell Arbresh.info.
Sipas IKShPK-së, kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit teksa shton se mungesa e qasjes në kujdesin paliativ shkakton vuajtje të panevojshme në shkallë të madhe.
Lexo edhe:
“Kujdesi paliativ përqendrohet te personi, jo te sëmundja. Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës. Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal”, thuhet në njoftimin për media.
“Në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera. Por, shumë njerëz me kancer dhe kushte të tjera kërcënuese për jetën nuk mund t’a përballojnë këtë”, thonë nga IKShPK.
“Askush nuk duhet të vuajë nga dhimbjet që mund të lehtësohen”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...