Nën moton “Më përkrah Sot, që nesër të jem i pavarur” shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), të hënën (sot) shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down.
Kjo ngjarje do të shënohet me program artistik, të interpretuar nga fëmijët e prekur me sindromën Down, përgatitur nga profesor Blerim Emerllahu si dhe shfaqjen e filmit dokumentarë për komunitetin e personave të prekur me sindromën Down, me regji të Blerdi Malushi
Ndërsa, DSK nga data 01 mars, ka filluar fushatën vendore për shënimin e ditës botërore të personave të prekur me sindromën Down. Gjatë kësaj fushate, sipas një komunikate për media të kësaj organizate komuniteti i personave të prekur me sindromën Down, kanë mbajtur aktivitete të ndryshme nëpër sheshet e Prishtinës si dhe në kuadër të DokuFest, në mbështetje të komunitetit të personave të prekur me sindromën Down, janë shfaqur katër filma vendorë në Doku Kino.
Gjithashtu, dje në përkrahje të kauzës së DSK-ës, në shtëpinë e kulturës në Prizren, është mbajtur koncert recital nga Petrit Çeku. Ky koncert ë shtë organizuar nga fondacioni “Lumbardhi”.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...