Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Për një njohje më të mirë të publikut me ndihmën e parë në mbarë globin, shërben dhe Dita botërore e Ndihmës së Parë.
Ndryshimi i vazhdueshëm demografik, me të cilën po ballafaqohet shoqëria, ngre shumë pyetje dhe kërkon të japë përgjigje në lidhje me rolin aktiv të njerëzve të moshuar brenda sistemit shoqëror.
Nga pikëpamja sociale, në disa vende, njerëzit e moshuar janë gjithnjë duke u përjashtuar, sepse:
Të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore të tilla si, presionit të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe diabetit.
Nëse janë në gjendje të marrin masa parandaluese, të njohin shenjat e para dhe të sigurojnë trajtimin e duhur të ndihmës së parë, ata mund të zvogëlojnë vuajtjet dhe mund të shpëtojnë jetë;
Shumë vende po përballen me kriza ekonomike. Sigurimi i kujdesit shëndetësor është zvogëluar dhe shpenzimet janë shtuar. Me plakjen e popullsisë, rritet nevojat shëndetësore, dhe kosto e shpenzimeve për trajtimet mjekësore;
Në situata emergjente, të moshuarit mund të jetë veçanërisht më të prekshmit, kur komunitetet zhvendosen nga fatkeqësitë natyrore ose konfliktet të armatosura, sepse nuk janë në gjendje të largohen apo të udhëtojnë në distanca të gjata./rtk
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...