Fondacioni Jahjaga organizon tryezën me temë “Punësimi i rinisë dhe grave – Qasja dhe vështirësitë në tregun e punës”.
Qëllimi i tryezës është që të bashkojë në dikutim përfaqësues nga sektorët e ndryshëm si bizneset, Odat Ekonomike në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Punësimit, OSHC-të dhe akterë të tjerë, për të diskutuar nevojat dhe sfidat e bizneseve në punësimin e të rinjve dhe grave, por edhe vështirësitë që hasin në tregun e punës.
Ndër të tjera, përmes diskutimit, do të synohet vënia në pah e mundësive për bashkëpunim më të mirë me interes si për bizneset ashtu edhe për gratë dhe rininë.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt punësimit” me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...