Në mbledhjen e Qeverisë, është dhënë informata lidhur me mallrat që kanë hyrë në Kosovë para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për produktet që kanë hyrë para marrjes së vendimit nga Qeveria për taksën.
“Në momentin e marrjes së vendimit në atë kohë ka qenë një sasi në depo në dogana. Tregtarët, sipërmarrësit, pasi që e kanë shti në Kosovë dhe nuk e kanë pasur të doganuar. Është krijuar një vakum që duhet ta gjejmë një zgjidhje që të mos i ngarkojmë sepse ata mall është në Kosovë dhe nuk është në Serbi. Është paguar për atë mall”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Ministri i financave, Bedri Hamza ka thënë se Doganat duhet ta trajtojnë me kujdes.
“Doganat e Kosovës ta trajtojnë me kujdes. Nëse ka nevojë për vendim të Qeverisë ne do ta trajtojmë me legjislacionin në fuqi. Qëllim i joni nuk është ta ngarkojmë buxhetin apo të krijojmë të hyra me ngarkesa joekonomike”, ka theksuar ai./arbresh.info
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...