Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar sot me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se ka qenë një mundësi e mirë sot për të diskutuar drejtësinë tranzicionale me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile, shkruan Arbresh.info.
“E vlerësova përqendrimin e tyre në mënyrën se si të avancohen premtimet kritike të bëra në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës: Të përkushtuar për t’u përballur me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së afërt në frymën e pajtimit dhe faljes. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e diversitetit të popullit tonë”, ka shkruar Hovenier.
Good opportunity today to discuss transitional justice with Kosovan government and civil society representatives. I appreciated their focus on how to advance the critical promises made in Kosovo’s Declaration of Independence: “Committed to confronting the painful legacy of the… pic.twitter.com/kkcCprZdmk
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 12, 2024
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...