Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Reformën e Administratës Publike: Ku qëndron Kosova?”.
Kjo tryezë e diskutimit synon të diskutojë ecurinë e zbatimit të Reformës në Administratën Publike, dhe të identifikojë arritjet institucionale, dështimet, dhe sfidat e hasura gjatë këtyre viteve.
Për më tepër, kjo tryezë do të reflektojë mbi pritjet dhe angazhimin institucional në zbatimin e kësaj reforme, që rrjedh si kriter kryesor nga agjenda evropiane.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantojë të gjeturat dhe rekomandimet e analizës së politikave me titullin: “Sistemi i politikë-bërjes në Kosovë: Një pikëpamje mbi sfidat sistematike dhe drejtimet potenciale të reformës”.
Gjithashtu, ky diskutim do të reflektojë mbi koordinimin ndërinstituticional dhe rëndësinë e këtij dimensioni në implementimin efikas të reformës në administratën publike.
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...
“Ecim tutje”, mesazhi i Doarsa Kica-Xhelilit ndaj kritikëve ...
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...