Ekipi i “Let’s Do It ‘Ta Pastrojmë Kosovë’ ka njoftuar se sot do të organizojë punëtori me qëllim të diskutimit të politikave mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet qendrore, ato lokale, dhe akterë të tjerë relevantë në fushën e mjedisit.
Ky takim ka për qëllim diskutimin e sfidave të zbatimit të politikave mjedisore në Kosovë.
Po ashtu takimi ka synim orientimin e këtyre politikave gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim në fokus menaxhimi efektiv i mbeturinave, rëndësinë e raportimit të mediave për tema që lidhen me mjedisin dhe ruajtjen e tij.
Në takim gjithashtu diskutohet raporti gjashtë mujor me numrin e gjobave mandatore të dala nga Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore- të përgatitur nga Let’s Do It Kosova, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve qendrore dhe lokale, mediave dhe akterëve tjerë në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe rritjen e kujdesit ndaj mjedisit./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës