Situata me vërshimet në Drenas vazhdon të jetë e rënduar.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i cili përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos dalin në rrugë pa nevojë, shkruan Arbresh.info.
Lladrovci ka treguar edhe rrugët të cilat janë të pakalueshme.
“Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit. Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar”, ka shkruar Lladrovci.
“Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes. Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushnik dhe dalje në magjistrale. Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato”, shtoi Lladrovci.
“Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë. E falënderojmë edhe një herë Presidentën Vjosa Osmani Sadriu e cila shprehu gatishmërinë për angazhimin e FSK-së në përballimin e situatës. Faleminderit qytetarë të nderuar, respektoni shiritin e ndalimit të qarkullimit!”, tha Lladrovci./Arbresh.info
Situatë e rëndë në Skenderaj, lumi Klina gati të dal nga sht...
Man City “rrëshqet” sërish, barazimi i tretë me radhë
Bajrami: Qeveria të veprojë urgjentisht për qytetarët e prek...
Albin Kurti i kalon 400 mijë vota
“Gjendja alarmante”, Durmishi thotë se u ka ofruar ndihmë të...
Barcelona me shumë lehtësi siguron finalen e Superkupës së S...