Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë diplomuar në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës së Ushtrisë së SHBA-së, për udhëheqje, histori ushtarake, planifikim ushtarak, procese të vendim-marrjes dhe me rëndësi e veçantë mendim kritik.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se dy oficerë të FSK-së kanë diplomuar në një kolegj postdiplomik amerikan, që shkollon oficerë amerikanë dhe të huaj.
Ndër tjerash, në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se, Nënkolonel Christopher Mackin, e ka cilësuar si historike pjesëmarrjen e oficerëve kosovarë në këtë Kolegj, si dhe ka theksuar se Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, mirëpret pjesëmarrjen e ardhshme të kosovarëve në këtë shkollë./arbresh.info/

Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...