Në një ceremoni solemne të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, u diplomua gjenerata e oficerëve të rinj doganorë, ngjarje që përkoi edhe me shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përgëzoi kadetët për diplomimin dhe vlerësoi lartë punën e Doganës së Kosovës si një nga institucionet kyçe të vendit.
“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucionet kyçe të Kosovës, si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm. Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, tha Kurti.
Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e cilësoi këtë diplomim si një moment krenarie për shtetin dhe për të gjithë ata që i vihen në shërbim vendit.
“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, tha Murati.
Ai theksoi gjithashtu se të hyrat janë rritur pa pasur nevojë për ndryshim të politikave tatimore.
“Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve. Edhe Porti në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, shtoi ai.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e të gjithë punonjësve të këtij institucioni, duke theksuar të arriturat dhe angazhimin për integritet në detyrë./Arbresh.info

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...