Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, ai tha se te figurat e policisë janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe respektimin të rendit publik.
“Sot Policisë tonë po i bashkohet gjenerata e 59-të e PK-së, vendit tonë po i shtohën 466 policë të rinj, te figurat e policist janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe respektimin të rendit publik.”, ka thënë ai.
Ai tha se nga 466 të diplomuarit, 345 janë djem, 100 vajza, 357, shqiptarë, dhe 88 nga komunitetet jo shumicë.
“Edhe zhvillimet në Pk e përcjellin vizionin e shoqërisë dhe shtetit tonë.”, tha Kurti.
“Në mes të dimrit më 22 janar ju e nisit trajnimin tuaj në akademi, ju shkuat me vullnetin dhe gatishmerinë per t’i shërbyer vendit tonë.”, iu drejtua kryeministri policëve të rinj.
“Ëndrra juaj e dikurshme do të kthehet në realitetin tuaj të përditshëm.”, tha ai./Arbresh.info/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...