Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përkujtuar me nderim dhe mirënjohje protestën historike të studentëve të Universitetit të Prishtinës më 1 tetor 1997.
Përmes një postim në Facebook, Basha rikujtoi se më 1 tetor, që nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, është shënuar si dita e fillimit të vitit të ri akademik.
Por ai theksoi se kjo datë mori një tjetër domethënie pas vitit 1990, kur profesorët dhe studentët shqiptarë u përjashtuan dhunshëm nga hapësirat universitare nga regjimi serb, duke i detyruar të vazhdonin mësimin në kushte të vështira, në shtëpi e lokale private.
“1 tetori i vitit 1997 shënoi një kthesë të madhe. Studentët dhe profesorët, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, dolën në protestë paqësore, për dije, barazi dhe liri. Marshimi i tyre u përball me dhunën brutale të policisë serbe, por jo me nënshtrim,” thekson Basha.
Ai shtoi se kjo protestë studentore jo vetëm që zgjoi ndërgjegjen kolektive të shoqërisë shqiptare në Kosovë, por edhe tërhoqi vëmendjen e botës ndaj shtypjes sistematike të shqiptarëve nën regjimin shovinist të Millosheviçit.
“Studentët në këmbë u bënë pararendës të rrugës që çoi drejt organizimit të mëtejmë popullor, daljes publike të UÇK-së dhe çlirimit përfundimtar të vendit tonë në qershor të vitit 1999,” shkroi Basha.
Ai shprehu nderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit e protestës së 1 tetorit, si dhe për personelin akademik të kohës me në krye rektorin Ejup Statovci, duke e cilësuar këtë datë si një nga më të rëndësishmet në historinë moderne të Kosovës./Arbresh.info
Drejtoresha e ShISh-it, Vlora Hyseni, takohet me kryeministr...
Begaj vlerëson humanizmin e shqiptarëve në Ditën e Kujtesës ...
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...