Partia e një kandidati për kryetar dhe kandidatëve për kuvend komunal të Prishtinës kanë thyer heshtjen zgjedhore.
arbresh.info merr vesh se në lagjen”Kodra e Trimave”, në rrugën “Janina” është shpërndarë programi i një kandidati për kryetar të Prishtinës, dhe një fletëvotim i plotësuar për kuvend komunal.
Nuk dihet nëse është bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth këtij rasti.
arbresh.info ka fotografi të këtyre, por nuk mund t’i publikojë në respektim të heshtjes zgjedhore.
Nesër qytetrët e Kosovës që nga ora 07:00 e mëngjesit mund t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur perfaqësuesit në nivel lokal. Heshtja zgjedhore zgjatë deri në orën 19:00 të së dilës. /arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot