Kushtet e rënda sociale, e detyruan familjen 6 antarëshe të Selim Ymerit, të ndërroj kohë pas kohe vendbanimin. Mirëpo, asnjëherë nuk kishin arritur, që të krijojnë një strehë, ku do të vendoseshin për të jetuar.
Tani familja e veteranit, nga fshati Izhanc, komuna e Shtërpcës, iftarin dhe syfyrin po i bën në një tendë, pa kushte elementare për jetesë, të cilën e konsiderojnë si shtëpi, shkruan Gazeta Fjala.
Tendën e kanë ngritur në tokën që ua kanë falur të afërmit në fshatin Banjicë të komunës së Ferizajit, por me mundësitë që ka, gjasat janë shumë të vogla, që kjo familje të ndërtoj shtëpi.
E thirrje për ndihmë për familjen e Ymerit, ka bërë të martën edhe hoxha i këtij fshati, Fidaim Fazliu, i cili kërkoi nga qytetarët që të solidarizohen me këtë familje dhe t’i ndihmojnë për ta bërë me kulm mbi kokë.

Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...