Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është vendi i vetëm i takimit i palëve të konfrontuara, Serbisë dhe Kosovës, ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve FoNet Predrag Milidrag, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin për filozofi.
Ai e ka hedhur poshtë konfliktin e ngrirë si zgjidhje.
“Asgjë nuk na garanton se shtyrja e zgjidhjes për kohë të ardhshme do t’i sjellë ndonjë gjë Serbisë, ndërsa pozita e serbëve, sidomos e atyre në jug të Ibrit, do të jetë gjithnjë e më e keqe”, ka thënë ai.
Sipas tij, propozuesit e shtyrjes së zgjidhjes që janë të bindur se Kina e Rusia do ta shtojnë ndihmën për Serbinë, nuk ofrojnë elemente shtesë, sidomos si do të shfrytëzohej kjo kohë e shtyrjes për bashkësinë serbe në Kosovë.
Ai ka shfaqur drojën se po u fut kjo çështje në luftën e re të ftohtë ndërmjet dy superfuqive, atëherë as Serbinë dhe as Kosovën nuk do ta pyesë askush për asgjë.
Milidrag nuk sheh pse pranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të ishte problem nëse arrihet marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh që do të garantohej, në radhë të parë, nga SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe Gjermania si përkrahës të Kosovës.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...