Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.
Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.
Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. /GazetaExpress/

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...