Digjet vetura me targa serbe në Podujevë, dyshohet se në të ka eshtra njeriu

15:13 | 5 Shkurt 2025
Gita

Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info

“Me datë 04.02.2025 prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture të djegur dhe me rastin e ekzaminimit ka rezultuar se brenda saj ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut”, bëhet e ditur nga prokuroria.

Policia dhe prokruroia janë duke bërë hetimet për zbardhjen e rastit.

“Më pas, prokurori i shtetit ka autorizuar dhe në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit. Duke pasur parasysh që jemi në fazën fillestare të rastit, për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo prokurori i shtetit është i përkushtuar që në bashkëpunim dhe koordinim me organet e rendit të zbardh në tërësi rastin”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

 

Të ngjashme