Digjet shtëpia në Racak të Shtimes (FOTO)

14:01 | 25 Maj 2016
M. A.

Një shtëpi në fshatin Racak të Shtimes është mbuluar nga zjarri.

Shtëpia e banueshme nga familja Sejdiu është përfshirë nga një zjarr i madh.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale