Një shtëpi është djegur në Mitrovicë para disa minutash.
Shtëpia e familjes Koroglu ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë. Kjo shtëpi daton qysh nga gjysma e parë e shekullit XIX dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.”, ka thënë zëdhënsi i Policisë, Avni Zahiti./Arbresh.info/
Djali i shoferit që goditi për vdekje dy fëmijët në Durrës: ...
Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për të dhënë më të mi...
Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin pjesërisht hapësirën ajro...
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasur...
KQZ miraton 949 qendra votimi në 38 komuna për zgjedhjet e 7...