Një veturë e tipit Toyota është djegur të shtunën në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 15.06.2025 – 23:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se është duke u djegur një veturë e tipit Toyota me targa vendore-pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut