Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, nga video-incizimet është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë veturës, dhe ku i njëjti është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Fushë Kosovë 13.02.2025, 23:54. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...