Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin që është jo shumë larg një trafoje të energjisë elektrike.
Shaban Kremeni, zëvendës i shefit të ndërrimi, tha për Ekonomia Online se me të marr lajmin për zjarrin në këtë objekt, kanë dal në vendin e ngjarjes për shuarjen e tij.
Ai tha se është djeg një serë e lulishtes por që nuk e din ende shkaktarin e zjarrit.
“Nuk e dimë shkaktarin, por na kanë thënë që po djegien serat e lulishtes por nuk e dimë cili është shkaktari. Për momentin jemi të fokusuar në shuarjen e zjarrit”, tha ai.
Nga informatat e para besohet se objekti i përket Hortikulturës.

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...