Dy kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës.
Policia e Kosovës ka dal më një komunikatë zyrtare, ku bëhet e ditur se nuk ka pasur lëndime dhe se rasti është duke u hetuar.
Komunikata e plotë:
Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/



Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...