Duke u nisur nga rastet fundit të zjarrvënieve ku si pasojë e individëve të papërgjegjeshëm u dogjën 4.5 hektarë me grurë, Komuna e Drenasit u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve, si dhe të jenë të përmbajtur në djegie të hamulloreve (stërnishtave).
Apeli i Komunës:
Të nderuar fermerë, me djegien e hamulloreve do t’i shkaktoni dëme tokës duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës si dhe bëni ndotjen e ambientit.
Për çfarëdo rasti ju lutemi që të thërrisni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112.
Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
Njësinë e Shërbimin e Zjarrfikësve, Drenas në numrin e telefonit 193;
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192;
Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë
Zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.



Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...