Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Parashikimi i motit për periudhën 06-10 janar 2025
6 Janar (E hënë):
Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
7 Janar (E martë):
Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1°C, maksimale 6-9°C. Erë e lehtë nga juglindja.
8 Janar 2025 (E mërkurë):
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.
9 Janar 2025 (E enjte):
Mot I vranë dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale -2 deri 2°C, maksimale 8-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
10 Janar 2025 (E premte):
Moti me diell dhe vranësira të dendura.Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, dersisa në viset malore parashihen fjolla bore.Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C./Arbresh.info/
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...