Pas ditëve me reshje të shumta të shiut, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.
“Pas këtyre ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike po vije drejt stabilizimit. Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos