Gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, siç duket nuk do përfundojnë me kaq. Tashmë është në prag themelimi i Gjykatës Speciale për të cilën Kuvendi do të vendosë të premten.
Ish-ambasadorja e SHBA-ve në KS të OKB-së, Rosmary Dicarlo, kërkon nga deputetët ta votojnë këtë gjykatë, për të cilën thotë se do t’i ndihmojë Kosovës në ecjen përpara.
Gjykata Speciale nuk do ta njollosë luftën e UCK-së dhe ky institucion i drejtësisë nuk ka për qëllim ndëshkimin e pjesëtarëve të saj. Këtë e konfirmon edhe njëherë ish ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rosmary Dicarlo, e cila thotë se kjo gjykatë do të trajtojë raste të caktuara.
“Me aq sa kuptoj unë, Gjykata Speciale nuk do të formohet me këtë qëllim. Gjykata Speciale do të trajtojë një grup të akuzave dhe nuk është duke shqyrtuar UÇK-në si tërësi. Këtë qëllim nuk e ka pasur as Tribunali i Hagës. Ky nuk është një kusht që është vënë nga ndonjë person e as ndonjë institucion dhe do të thosha se këto komente janë të pavërteta”.
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...
Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë t...