Unioni Global i Bizneseve Shqiptare në Diasporë ka kërkuar nga institucionet e vendit që të përkushtohen edhe më shumë për t’iu krijuar hapësirë dhe ambient për investime të diasporës kosovare në vendin e tyre.
Në forumin ekonomik të mbajtur sot, me temën “Përmirësimi i Ambientit për investimet nga investitorët e diasporës në Kosove”, ata kërkuan ndihmën e institucioneve për të investuar në Kosovë, pasi ia kanë borxh këtij vendi.
E, krerët e institucioneve u premtuan atyre ambient të sigurt për investime. Madje, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u zotua se Qeveria që ai udhëheq do t’i krijoj kushtet për gjithë investitorët e diasporës kosovare të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre.
“Ardhja juaj këtu dhe investime e juaja në Kosovë nuk janë të njëjta sikur investimet tjera, sepse këtu kthehen njerëzit tanë, kthehen ata që e njohin mentalitetin, që e njohin kulturën, që dëshirojnë t’i ndihmojnë vendit të tyre dhe të cilët së bashku me kapitalin sjellin edhe dijen, sjellin edhe përvojat të cilat domosdoshmërish i nevojiten Kosovës. Po ashtu vlerësojmë shumë lartë remitencat të cilat gjatë kësaj periudhe Kosova i ka marrë nga ju jashtë, sepse përmes juve ne kemi mbuluar shumë nga nevojat tona”, tha Mustafa.
Kreu i Qeverisë shtoi se ata kanë aprovuar një program qeveritar në të cilin janë munduar që të krijojnë një ambient tjetër, edhe pse jo krejtësisht tjetër, me të cilat kanë menduar se iu përshtaten bizneseve kosovare në diasporë.
Ndërsa, presidenti i Rrjetit të Biznesit te Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti tha se ky është viti i parë dhe takimi i dytë i këtij rrjeti në mesin e shqiptarëve në diasporë, por është një fillim i madh. Por, ai kërkoi ndihmën e institucioneve të Kosovës,e asgjë tjetër.
Edhe biznesmeni Lazim Destani, kërkoi që të shfrytëzojnë këtë sinergji ekonomike për zhvillimin e përgjithshëm të trojeve shqiptare.
Mbështetje bizneseve kosovare në botë, u dha edhe ministri i Diasporës Valon Murati, i cili u tha atyre se do të bëjnë përpjekje që të ndryshojnë ambientin për investime.
Ndërsa, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për Gjermani, Ejup Berisha, që është dega më e suksesshme e bizneseve shqiptare, kërkoi nga kryeministri që t’iu ndihmoj atyre që të investojnë në Kosovë.
Bizneset shqiptare në botë gjatë ditës së sotme kanë pasur edhe vizita në komunën e Istogut ku janë pritur nga kryetari Haki Rugova, si dhe disa biznese që janë investime nga biznesmenët shqiptarë në diasporë.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...