Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se kanë biseduar për çështje të rëndësishme për Kosovë.
Temë e diskutimeve sipas Thaçit kanë qenë roli i SHBA-së në rajon, liberalizmi i vizave dialogu me Serbinë.
“Kemi biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për rolin e SHBA-së në rajon, për prioritetet e Kosovës, ato imediate, si liberalizimi i vizave dhe dialogu e deri te ato të përhershme, si zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ai ka thënë se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë.
“Do të qëndrojmë në miqësi të përhershme dhe marrëdhënie speciale me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...