Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në raundin e radhës të takimeve të dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku tema kryesore ishte funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë.
Pas përfundimit të takimeve, Bislimi deklaroi se pjesa më e madhe e diskutimeve u zhvillua në takime bilaterale, fillimisht mes palës kosovare dhe Bashkimit Evropian, e më pas edhe me palën serbe.
Sipas tij, qëllimi kryesor ishte arritja e dakordimit për jetësimin e marrëveshjes për personat e pagjetur, të arritur më herët mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Pjesa më e madhe e kohës sot ka kaluar në takime bilaterale, domethënë fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj edhe pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë Komisionin e Përbashkët për jetësimin apo zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv. Tani ka mbetur që në javët e ardhshme të takohen zëvendësat tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e Komisionit të Përbashkët”, tha Bislimi.
“Kjo temë ka qenë tema kryesore. Natyrisht se në pika të shkurtra janë prekur edhe elemente të tjera ku priten lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë, mirëpo pjesa më e madhe e kohës i është kushtuar jetësimit të Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes për Personat e Zhdukur me Dhunë”, tha Bislimi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...