Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut.
Kështu bëri të ditur ZKM me anë të një komunikate për media.
Për takimin ka folur edhe Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.
“Takimi i nivelit të kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel, agjenda tashmë është e dukshme forma për të shkuar para me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, natyrisht diskutime në çështjet që janë duke e afektuar normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano./Arbresh.info/
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...