Diplomacia kosovare në krye me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi i kishte vënë vetës për qëllim që në këtë vit të jetë e fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke lënë anash lobimin për njohjet të shteti të Kosovës. Ndonëse njohjet ishit të pakta këtë vit, në vetëm dy, diplomacia kosovare nuk është se arriti asqëllimin e parë, pasi që njëri ndër dështimet e këtij viti, mbetet mos anëtërësimi i Kosovës në Organizatëne Kombeve të Bashkuara për Shkencë, Kulturë dhe TrashëgimiUNESCO.
Për njohësit e rrethanave politike në vend janë disa faktor që kanë penguar procesin e njohjeve, dhe se për të arritur rezultate në këtë proces duhet të ketë seriozitet dhe përkushtimit jo vetëm nga ana e Qeverisë por edhe Presidencës.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike tha për KosovaPress se ka dy faktor që kanë penguar procesin e njohjes e që lidhen me dialogun me Serbinë dhe me marrëveshjet e arritura me fusnot, të cilat kanë lënë të kuptojnë se Kosova megjithatë nuk është shtet i pakontestueshëm.
“Mendoj që ka dy faktor që objektivisht kanë penguar shumë procesin e njohjeve për Kosovën. E para është dialogu me Serbinë, për faktin që Kosova ka hyrë në një dialog të pafund me Serbinë dhe ky dialog ka vënë shpeshherë në pikëpyetje karakteristikat e shtetësisë së Kosovës. Kjo në vetvete ka bërë shumë shtete që nuk kanë njohur Kosovën të pretendojnë që njohja eventuale e Kosovës do të duhej të shkonte përmes qartësimit të normalizmit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Faktori i dytë që ka penguar këtë proces, njohjesh është gjithashtu marrëveshja me fusnote që objektivisht ka dhënë imazhin e një Kosove që nuk është shtet i pakontestuar, pra që rrjedhimisht është shtet i kontestuar”, tha Korenica.
Sipas Korenicës, një mungesë e tillë e lobimit aktiv ka ndikuar në numrin e paktë të njohjeve gjatë këtij viti. Ai kërkon që në këtë drejtim të ketë seriozitet nga të gjithë akterët politik në vend.
Ndërsa për Alber Krasniqin nga Instituti Demokratik i Kosovës( KDI), arsyetimi i deri tashmë i ministrisë së Jashtme se është e përkushtuar në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke mos qëndruar më pas dështimit që pati Kosova për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, është një arsye e mjaftueshme që kryediplomati kosovar Hashim Thaçi të jap dorëheqje nga kjo pozitë.
“Është parë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO njëfarë shfajësimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për mungesën e njohjeve të cilat kanë ndodhur deri më tani. Me dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO mund të themi zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtmeka dështuar në rolin e tij për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Me dy njohje dhe me dështim në anëtarësim në UNESCO, përbëjnë arsye të mjaftueshme që ai të jap dorëheqje nga ky post për shkak të dështimeve të shumta që ka pasur”, tha Krasniqi.
Arben Ahmeti duke kujtuar dy qëllimet që ka pasur Thaçi që prej se është ardhur në krye të Minist risë së Jashtme, thekson se ky i fundit ka dështuar në qëllimin kryesor që i kishte vënë vetes.
“Zotëri Thaçi në emërimin e tij si ministër i Jashtëm, në krye të diplomacisë ka pasur dy qëllime. Qëllimi i parë që ta zhbllokoj vetveten, në kuptim që të ketë sa më shumë vizita ndërkombëtare të cilat i kanë munguar dorën në zemër si kryeministër për shkak të raporteve të ndryshme, qoftë edhe të atij të Dick Martyt, dhe qëllimi i dytë ka qenë që ta anëtarësoj Kosovën në organizata të ndryshme. Pra, gjithë betejën e ka vendosur në anëtarësimin në UNESCO, duke shmangur kështu vrapimin për secilën njohje. Nëse në të parën ka pasur sukses, pra, në zhbllokimin e vetës në këtë të dyt ën ka dështuar”, tha Ahmeti.
Kosovë deri më tani në këtë vit e kanë njohur Antigua dhe Barbuda dhe Niue, ndërsa në total numri i njohjeve që prej pavarësisë më 17 shkurt 2008, e deri më tani është 111 njohje.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...