Presidenca e Kosovës ka shpallur tenderin për furnizim me dhurata për festat e fund vitit për fëmijët e SOS Fshatit, Down Syndrome Kosova, fëmijët me autizëm, shtëpitë e të moshuarve, strehimoret për mbrojtje të grave dhe fëmijëve, si dhe ambasadorët e diplomatët në vend.
Në total parashihet furnizimi me rreth 1 mijë e 700 pako dhuratash, që parashihet të kushtojnë 20 mijë euro.
Për të moshuarit, Presidenca ka kërkuar të furnizohet me 200 pako dhuratash. Këto pako do të përmbajnë pije vendore pa sheqer, çokollatë (prodhim vendor), gotë çaji me motive festive, lugë druri, mjaltë 250 ml, dekor festiv me motive fund viti, reçel prodhim vendor dhe një kartolinë urimi, që duhet të ketë logo të presidencës dhe do të bëhet me dizajn të veçantë sipas protokollit zyrtar.
Afati i fundit për të aplikuar për tender është data 6 dhjetor./Telegrafi/
Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohës...
Kontratë rekorde, Saka do të bëhet më i paguari në historinë...
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj t...
27 vite nga vrasja e Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën d...
Maqedoni e Veriut, mbahen zgjedhjet lokale në 4 komuna
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...